Lajme

“Gardiania e Kushtetutës me dy këmbët mbi të”, Vjosa Osmani akuzohet se shkeli kushtetutën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 07 September 2022

Analisti Halil Matoshi, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkeljen e kushtetutës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se Gardianja e Kushtetutës, me dyja këmbët mbi të, e kjo për shkak se në vizitën , e presidentes nga kryetari i Mamushës Abdulhadi Krasniç, ku është parë flamuri i shtetëror i Turqisë dhe presidenti i parë i saj Mustafa Kemajl Ataturk.

E sipas kësaj Matoshi thotë se një veprim i tillë është një shkelje e dyashme pasi që në një komunë kosovare sipas ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i një shteti tjetër nuk duhet të shfaqet asnjëherë në pritje të shefit të shtetit ku përket.

-Advertisement-

“Shkelje e dyanshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet!? Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër  (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket! Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson! Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës!”, ka shkruar Matoshi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera