Sport

Gani Sejdiu flet për kundërshtarët e Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 07 December 2020

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë në kualifikimet e Kampionati Botëror 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Për kundërshtarët e ‘Dardanëve’ ka folur trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu.

Ai ka thënë se kosovarët duhet që të përgatiten për objektivin e pozitës së tretë.

-Advertisement-

Tutje Sejdiu ka thënë se pozitivja nga ky grup është se do ta rrisë kombëtaren e Kosovës, pasi do të garon me kombëtare të nivelit të lartë.

“Grup shumë i vështirë, ku kombëtarja duhet që të përgatitet për objektivin e pozitës se tretë, e që besoj se do të ishte sukses për ne.

Këtë e them se Greqinë dhe Gjeorgjinë kemi kapacitet me kalu, por Suedia e sidomos Spanja janë të një niveli tjetër dhe këtë duhet ta kemi parasysh.

Por, pozitivja nga ky grup është se kombëtarja jonë përveç objektivit për vendin e tretë, përballja me Suedinë e sidomos me Spanjën do ta rrisë  kombëtaren, sepse do të garoj me nivelin me të lartë sa i përket kombëtareve dhe kjo do ti shtoj eksperiencë të madhe për të ardhmen”, deklaroi Gani Sejdiu për Gazetën inFokus.

Kosova ndeshjen e parë pritet ta luaj me 24 ose 25 mars të vitit 2021./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera