Sport

Gani Sejdiu e zbulon të vërtetën e largimit nga Vëllaznimi

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 18 December 2018

Vëllaznimi në këtë edicion po garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra nga Gjakova mëton që të rikthehet në rangun elitë ndërkohë që brenda sezonit vjeshtor, i ka ndërruar dy trajnerë.

Gani Sejdiu javë më parë ka dhënë dorëheqje teksa vendin e tij e ka zënë Ismet Munishi.

-Advertisement-

Sejdiu i ka zbuluar arsyet e largimi nga Gjakova. “Objektivi im me Vëllaznimin kanë qenë dy pozitat e para, kam dhënë dorëheqje për arsye se nuk isha brenda objektivave, kam pasur obligim moral të jap dorëheqje, edhe përkundër se kryesia kanë dashur që unë të qëndrojë”, ka thënë Gani Sejdiu për emisonin Sporti Total në KTV.

Vëllaznimi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 29 pikë të tubuara.

Ky ekip është kualifikuar edhe në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera