Gani Krasniqi: Do t’i përgjigjem Speciales – më obligojnë deputetët e papërgjegjshëm që e votuan
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 22 October 2019
Ish ushtari i UÇK-së nga Malisheva, Gani Krasniqi, ka thënë se ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale së cilës ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht.
“Po, ftesa është e vërtetë se më është dorëzuar në dorë nga një hetues i këtij organi të themeluar nga institucionet tona. Aty precizon se duhet të paraqitem me 11 dhe 12 nëntor në orën 9 në Hagë. E kam thënë se po do t’i përgjigjem ngase sepse nuk mohoj përkundrazi e ndjej veten që kam qenë pjesë e UÇK-së nga themelimi ose një nga ata themeluesit të UÇK, dhe themelues për zonën ku ftohem”.
“E kam obligim për të treguar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe më obligon një pjesë e deputetëve që janë treguar të papërgjegjshëm që kanë votuar për këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi,
Ai në Info Magazine ka thënë se ftesa ndaj tij është si dëshmitar, por që ka shtuar se lë hapësirë për dykuptimësi.
“Për ftesat e mëhershme jam njoftuar nga mediat se janë ftuar në cilësinë ‘dëshmitar i dyshuar’. Ka vend për dykuptimësi, po edhe si dëshmitar edhe si i dyshuar do t’i përgjigjem”.
Krasniqi ka pohuar se për në Hagë do të udhëtojë pa avokat mbrojtës.
“Jo nuk do të kem avokat” Vlerësoj se në fjalorin tonë te bashkëluftëtarët thuhet se ‘do ta mbrojmë UÇK-në – UÇK s’ka nevojë ta mbrojë askush, askund. Unë nuk jam UÇK-ja, unë do të deklaroj të gjitha ato që kam përjetuar e parë gjatë rrugëtimit tim në luftën çlirimtare”.
“Nuk kam nevojë për mbrojtje për atë që do ta them. Do ta kem një kërkesë për ta pasur një asistent që është një studiuese angleze që e di gjuhën angleze, për ta pasur përkthimin dhe ato çfarë do të them. Nuk kam nevojë për mbrojtje për atë që kam përjetuar”.
“Në ftesë më është thënë se do të ishte e dëshirueshme të sjellësh çdo gjë çfarë ke, fotografi, ditarë… kam gjëra që do t’i paraqes. Kam fotografi të masakrave masive nga pleqtë 90 vjeçar deri të fëmijët e mitur që janë masakruar. Janë pjesë e rrugës sime”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...