Lajme

Gafa e presidentit Biden, mbylli fjalimin për kontrollin e armëve me frazën “Zot ruaje Mbretëreshën”

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 20 June 2023

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Connecticut, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, por tha diçka që habiti të gjithë.

Ai siç duket ngatërroi audiencën pas mbylli fjalimin e tij me frazën “Zot ruaje Mbretëreshën”.

VIDEO

-Advertisement-

Pamjet e kësaj deklarate të pazakontë filluan të përhapen shpejt në internet, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale pyesnin se çfarë donte të thoshte me këtë.

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në audiencë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera