Gabimet tona politike po shpëtojnë Sërbin nga izolimi dhe ndëshkimi ndërkombëtar
Autori: Safet Gërxhaliu 10:47 | 04 February 2024
Rregullorja e BQK-së lidhur me dinarin është dhurata më e mirë për Serbinë dhe armiqtë e Kosovës.
Të jesh nën sanksione apo nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe të eksperimentosh me një rregullore çfare ka qenë ajo e dinarit është dëmi më i madh që ka mundur ti bëhet Kosovës qoftë në aspektin ekonomik, politik, integrues apo edhe ate të imazhit.
Të hapet një Kuti e Pandorës nga asgjë është një luks që do të ketë efekte negative për Kosovën në veqanti në aspektin ndërkombëtar.
E them këtë bazuar në faktin se në Kosovë kemi ligje dhe rregullore që rregullojnë sistemin bankar. Janë ligjet e vitit 1999, janë ato të vitit 2002, është Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nene të caktuara për funksionimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Vetë fakti që në fund të Janarit ka skaduar edhe licenca e Bankës Komerciale të Serbisë besoj që ka qenë një momentum që në heshtje të arrihet qëllimi që në Kosovë ta kemi vetëm një valutë pagesore siç është edhe ligjërisht e përcaktuar dhe ajo të jetë euro.
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane janë kundërshtar të një vendimi të tillë, sot presioni ndërkombëtar nuk është orientuar në denimin e krimeve të bëra nga Serbia në të kaluarën por janë të drejtuara përballë dhe mbi Kosovën.
Ajo çfarë është më shqetësuese është fakti qe ndodhi një hap i tillë në kohën kur Kosova ka qenë nën sanksione apo nën masat e Bashkimit Evropian, sanksione të cilat e kanë dëmtuar vërtetë Kosovën në shumë pore e në veçanti në aspektin ekonomik dhe të kthehet prapë çdo gjë nga zeroja dhe fajtor të mbetet Kosova është diçka që i shkon përshtati vetëm Serbisë dhe armiqve të Kosovës kudo që janë në botë.
Dialogu në mes Kosovës dhe Sērbis do të fitoj një temë të re në agjendë që të lidhet me dinarin.
A do të duhet një licencim i ri i ndonjë Banke për dinarin dhe a do të krijohet një ” Elektrosever bankar” nuk e di.!
Lufta për protagonizëm, mungesa e dialogut intern, dhe vendosja e njerëzve të paditur në pozita kyqe për mes të kapjes po jep frytet e veta negative në dëm të Kosovës dhe në interes të armiqëvetë Republikës sonë.
Do të rritet presioni ndaj Kosovës dhe ne nuk kemi fuqi diplomatike për imponim të zgjedhjes dhe çdo zgjedhje e imponuar nga jashtë mund të jetë cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës. Me këtë lind pyetja kush është duke e këshilluar Bankën Qendrore të Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës të veproj në këtë mënyrë që këto vendime të dëmtojnë shtetin tonë deri në këtë masë!? Vendime të tilla po e ngulfatin ardhmërnë dhe perspektiven evropiane.
Kur i lexoni reagimet qoftë nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe në veçanti nga departamenti i shtetit (DASH) besoj që kosovarët kanë arsye për të qenë të brengosur dhe kanë arsye të kerkojnë përgjegjësi.
Po ndodhë e tëra kjo në kohën kur pritej forcimi i partneritetit me NATO, pritej anëtarësimi në Keshillin Evropian, në kohen kur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit planifikohen miliarda euro ndihma dhe mbështetje për Ballkanin Perëndimor, në kohën kur filloj rritja e presionit mbi Serbin për qasje destruktive në dialog me Kosovën dhe kundër rreshtimit pro-rusë të Serbisë!
A po e shpëtojnë gabimet tona Serbinë nga izolimi dhe ndëshkimi nga faktori ndërkombëtar!?
Prandaj është koha kur duhet të ketë përgjegjësi për veprime të tilla nga kush do që bihen ato .
A duhet BQK-ja të bart përgjegjësi në qofse sankcionet e BE-së do zgjaten edhe për sa vite dhe a eshtë kjo kostoja e “pavarësis” së BQK-së që duhet ta paguajn qytetarët e Republikës së Kosovës!?
A duhet lufta për pushtet dhe për vota të jetë aq agresive sa që të shkelet mbi interesat e shtetit dhe qytetarëve dhe duke dëmtuar partneritetin me miqët ndërkombëtar.
Republika e Kosovës ështe krijuar edhe në partneritetit me miqët ndërkombëtar e në veçanti me ndihmen e shteteve mike evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...