Fun & Video

Futet në librin e rekordeve Guiness, bën surf mbi dallgën 24 metra të lartë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 30 April 2018

“Surfisti” Rodrigo Koxa ka thyer rekordin botëror sa i përket lundrimit mbi dallgët e larta gjatë një gare të zhvilluar në Nazar të Portugalisë, ka njoftuar liga e surfistë profesionistë (WSL).

Në internet ka filluar të qarkulloj një video, ku shihet 38-vjeçari nga Sao Paulo i Brazilit duke thyer rekordin botëror, me lundrim mbi dallgën 24 metra të lartë, transmeton Telegrafi.

Këtë rekord e ka arritur në garën e mbajtur më 7 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Koxa që ka rrezikuar jetën duke lundruar mbi dallgën e madhe, ka pranuar se kjo është dita e tij më e mirë.

-Advertisement-

“Falënderoj të gjithë për përkrahjen, më keni ndihmuar të besoj edhe atëherë kur është e pamundur. Ky është rekordi i ri, nuk di qfarë të them tjetër”, ka shkruar Rodrigo Koxa në Facebook.

Kështu për 61 centimetra ka arritur të thyej rekordin e amerikanit Garrett McNamara që në vitin 2011 fitoi epitetin e më të mirit, duke lundruar mbi dallgën 23 metra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera