Sport

Futbollisti i Realit që nuk dinte çfarë ishte Champions League (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 September 2017
Marcelo dikur nuk e dinte se çfarë gare është Champions League.

Edhe pse ka fituar 3 Champions League në 4 vitet e fundit, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit ka pranuar se deri në moshën 16-vjeçare nuk e dinte se çfarë ishte ky kompeticion.

Bëhet fjalë për një nga kapitenët e madrilenëve, brazilianin Marcelo Vieira, raporton “Top Channel”.

“Isha 16 vjeç kur mësova se çfarë ishte Champions League. Disa miqtë e mi po shikonin ndeshjen Porto-Monaco dhe i pyeta se çfarë ishte. Champions kush? U habitën dhe më thanë: Plako, kjo është finalja e Champions League. Kështu e mësova”, ka shkruar Marcelo në “The Players Tribune”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera