Sport

Futbollisti që “çmendi” Berishën dhe De Biasin, e ka një mesazh për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 11 June 2017
Në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” ishte heroi i Izraelit, ndërsa sot do të kërkojë të shënojë sërish kundër Shqipërisë në Haifa.

Bëhet fjalë për kapitenin Eran Zahavi, i cili, në konferencën e djeshme për shtyp, theksoi se presioni bie mbi Shqipërinë.

“Nuk mund të thuhet me saktësi se rezultati i takimit Izrael-Shqipëri do të vendosë se kush do të pozicionohet i treti në grup. Po, pa dyshim është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne në këto eliminatore. Presioni në këtë takim qëndron mbi Shqipërinë, pasi për ata është shansi i fundit për të synuar vendin e tretë në grup.

Kam besim te skuadra dhe ndihem më i bindur kur ekipi praktikon lojën sulmuese. Personalisht nuk shquhem si golashënues, por mundohem më shumë të shërbej për shokët e ekipit. Gjithsesi, shpresoj që ndaj Shqipërisë të jem gati dhe të shënoj”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Izraelit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera