Sport

Futbollisti nga Prishtina pajiset me vizë, gati për prova në këtë klub të Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 01 October 2020

Kosova njihet si një nga vendet evropiane që prodhon shumë talentë të futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Madje vendin tonë e quajnë edhe si Brazili i Ballkanit.

Kësisoj një talent i ri nga Prishtina po pretendon që karrierën ta vazhdoj jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Ilir Gashin, i cili sot është pajisur me vizë greke.

Ai të shtunën do të udhëtoj për në Greqi, aty ku do të kryej provat të klubi Asteras Vlahioti Fc.

Gashi është 19 vjeçar dhe deri me tani ka luajtur për skuadrën e Rilindjes nga Prishtina, që garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

Më poshtë keni ftesën e klubit grek për lojtari prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera