Sport

Futbollisti kosovar: Bankat po na vjedhin edhe në kohë të coronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 29 March 2020

Kanë kaluar dy javë që kur u konfirmuar personi i parë i infektuar me coronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga 13 marsi në vendin tonë 91 persona kanë rezultuar pozitiv në testin e Covis-19, ndërsa një i moshuar ka ndërruar jetë.

Qeveria e Kosovës ka marrë shumë masa për parandalimin e kësaj pandemie botërore.

-Advertisement-

Njëra nder masat e marra nga institucionet e shtetit është edhe shtyrja e kësteve të kredisë.

Por, sipas  futbollistit kosovar, Liridon Kukaj, Bankat nuk po i shtyjnë kreditë pa kamata, duke thënë se edhe në këtë kohë të coroanvirusi ato po i vjedhin qytetarët.

Popull i dashtun, a po e shihni hajninë e radhës që po na bëhët nga bankat për këste qe i shtyjn a jo?

Banka po pranon me ta shty pagesen për 1 muaj, por muajin e ardhëshëm duhet me pagu edhe interesin që ësht dasht t’paguhet me kët këst, kshtu që bankat popullin nuk po e ndihmojnë por përkundrazi me plot kuptimin e fjalës “ PO NA VJEDHIN”.

Tani lindë pytja se a kemi ne SHTET që dikush ti denoj këto banka për tentim vjedhje dhe mashtrim ?. Apo duhet të reagoj edhe BQK në këtë drejtim !!!”, ka shkruar Liridon Kukaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera