Sport

Futbollisti i Superligës po e ndjek nga afër takimin, Inter – Barcelona (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 10 December 2019

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të duelin ndërmjet Interit dhe Barcelonës që po luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë rezultati është i barabartë 1-1.

Për blaugranët shënoi, Carles Perez në minutën e 23’, kurse për Neruazurët rezultatin e barazoi, Lukaku në minutën e 44’

-Advertisement-

E këtë duel mjaftë të fortë nga afër po e përcjellë edhe futbollisti dhe kapiteni i Dritës, Ard Limani.

Limani ka publikuar fotografi në rrjetin social ‘facebook’, ku shihet duke e përcjellë nga afër këtë takim në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera