Sport

Futbollisti i Prishtinës: Albin Kurti jemi me ty dhe Vjosa Osmanin, coronavirusi harrohet a kjo tradhti do të ndëshkohet herët ose vonë

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 26 March 2020

Mbrëmë në mesnatë deputetët e Kuvendit të Kosovës e rrezuan Qeverinë Kurti me 82 pro, shkruan Gazeta inFokus.

Rrëzimi i Qeverisë në këtë kohë kur po përballemi me coronavirusin ka ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta.

Pjesë e këtyre pakënaqësive janë bërë edhe disa nga futbollistët që luajnë në Superligë.

-Advertisement-

Lojtari i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka përkrahur haptas Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se coronavirusi harrohet, por tradhtia ndëshkohet herët a vonë.

Ra per tu ngritur më lart , Albin Kurti jemi me ty dhe Vjosa Osmani corona virusi harrohet a kjo tradhti do të ndeshkohet herët ose vonë”, ka shkruar Boshnjaku./Gazeta inFokus/

Fotografia e Lorik Boshnjaku

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera