Sport

Futbollisti i njohur prezantohet në Emiratet Arabe/ Prezantimi me luanin bëhet viral (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 September 2022

Kostas Manolas tashmë është zyrtarisht futbollist i Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish-mbrojtësi i Olympiakos nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin e Dubait.

Klubi i tij i ri Sharjah e prezantoi atë si një luftëtar të lashtë grek me një mburojë në mediat sociale të ekipit! “Një luftëtar grek në ekipin tonë. Mirëpresim mbrojtësin grek të Olimpiakosit që ka nënshkruar për dy vitet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Pas njoftimit zyrtar, skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe organizoi një foto sesion dhe video me mbrojtësin grek ku përfshihej një luan i vërtetë!

-Advertisement-

Xhirimi është realizuar në një stadium futbolli me luanin të lidhur në një shtyllë të vogël vetëm pak metra larg ish-lojtarit të Roma-s dhe Napoli-t.

“Mbreti i xhunglës” mund të ketë qenë i qetë gjatë pjesës më të madhe të sesionit fotografik, por në një moment lëshoi ??papritmas një ulërimë të fortë duke bërë Manolas të kërcejë prapa nga frika.

Kostas Manolas do të marrë 4.5 milionë euro për dy vitet që do të qëndrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera