Sport

Futbollisti i Napoli grabitet pas fitores ndaj Liverpulit

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 04 October 2018

Nga kënaqësia e madhe për suksesin në Champions “in xetremis” ndaj Liverpulit falë golit të Insinjes, tek frika e madhe për një grabitje me armë.

Mund të përkufizohet kështu mbrëmja e Arkadiusz Milik, sulmuesi i Napolit, i cili në një rrugë në Varcaturo, pak metra nga banesa e tij në Giugliano, i janë afrua dy persona në bordin e një motori scotter dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një orë Rolex model “Daytona”, me vlerë 7 mijë euro.

Sipas burimeve të para, futbollisti polak po kthehej në shtëpi pas fitores ndaj Liverpulit mbi makinën e tij dhe është kërcënuar me një pistoletë nga dy keqbërës, me fytyrë të mbuluar, të cilët menjëherë janë larguar pa lënë gjurmë. Nuk është hera e parë që një futbollist napolitan përjeton një aventurë të ngjashme, pasi këtë fat kanë pësuar edhe yje të ekipit si Marek Hamsik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera