Sport

Futbollisti i Kosovës tregon se çka përdori për ta mposhtur coronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 29 March 2020

Sulmuesi i Hannoverit dhe Kosovës U21, Valdrin Mustafa, ka arritur të mposht coronavirusin, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për KTV-në, Mustafa ka zbuluar se çka ka përdorur për ta fituar betejën me Covid-19.

“Kam pi shumë qajë, kam marr shumë vitamina, kam përdorur banane, molla, kivi e po ashtu kam përdorë edhe paracetamola. Familja kanë qëndruar afër meje duke më sjellë çdogjë dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

22 vjeçari ka treguar se ka pasur dhimbje të kokës, fytit dhe gjoksit, para se ta kuptonte se është i infektuar nga coronavirusi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera