Sport

Futbollisti i Barcelonës bëhet shënuesi më i ri në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 10 December 2019

Barcelona e ka mposhtur dhe e ka eliminuar Interin nga Liga e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri, Ernesto Valverde arriti të triumfoj midis ‘Guiseppe Meazzas’ thuajse me ekipin e dytë, pasi lojtarët kryesi si Lionel Messi, Gerard Pique, Semedo, Jordi Alba dhe Ousmane Dembele u pushuan, duke e dituar se Blaugranët para këtij dueli e kishin siguruar kalimin në 1/8 e finales së garës më të fortë për klube në botë.

Por kjo nuk i pengoi futbollistët e rijnë të Katalunasëve, të cilën fituan ndaj Neruazurëve me rezultat 2-1.

-Advertisement-

Madje sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë lojtari më i ri që shënon gol në histori të Ligës së Kampionëve, pasi realizoi kundër Interit në moshën 17 vjeçe dhe 40 ditë.

Fati e theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera