Fokus

Fushë Kosova ndriçon fshatrat me mbi 100 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 05 November 2018

Fshatrat e komunës së Fushë Kosovës do të bëhen me ndriçim publik.

E për këtë projekt komuna kishte planifikuar të shpenzoj mbi 150 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna ka shpallur tender ndërsa kanë aplikuar 9 kompania por fituese ka dalë kompania “TONI INGJINJERING “.

-Advertisement-

Kjo kompania ka ofruar çmimi prej 110 mijë e 693 euro.

Ndërsa fshatrat që do të ndriçohen janë Graboc,Bardh i Madh, Bardh i Vogël, Pomozotin, Sllatine e Madhe, Sllatine e Vogel, Harilaq, Henc, Vragoli, Miradi e Eperme, Miradi e Poshtme , Lismir dhe Nakarad./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera