Lajme

Fushata në TV/ Si i manipuloi Rama ekranet?

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 27 June 2017

Gjatë gjithë së hënës pas zgjedhjeve, kudo që ta shtypje pultin e televizorit, në ekran të shfaqeshin banakë më analistë që kërkonin dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Ata analizonin humbjen e thellë të PD-së dhe detyrimin imediat për rinovimin e saj. Natyrisht midis tyre kishte reagime të sinqerta të njerzve që ishin prekur nga mënyra jo parimore se si lideri i PD-së ishte sjellë në opozitë. Por pavarësisht kësaj ajo që dominonte ishte se tema që duhej të mbizotëronte në shtëpitë e shqipëtarëve ishte disfata e Bashës. E ktheje tek Top Channel shikoje Agron Gjekmarkajn që kërkonte largimin e liderit. E shtypje pultin tek Nevs 24 edhe Besnik Mustafaji, edhe Lubonja edhe Rakipi edhe Bushati përsërisnin të njëntën gjë. Po të shkoje më tej, tek TV Klan gjeja Aleksandër Frangaj që kishte dalë për herë të fundit në Opinion, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës atëherë në opozitë, që tani godiste sërish opozitën. Pra ngado i njëjti refren: Dorëheqja e Lulit.

Ndërkohë që në shumë pak TV u shtrua pyetja tjetër, ajo e anomalisë së madhe të këtyre zgjedhjeve: Si ka mundësi që të tre partitë e koalicionit qeverisës, megjithëse në fushatë e diskredituan njëra tjetrën, megjithëse e përbaltën shoshoqin me epitetet drogaxhi, tepsi, kusi, hajdutëri, patenta, hipoteka, vjedhje, përsëri fituan më shumë vota se në 2013 (në numër total votash)? Si ka mundësi që partitë e koalicionit që si kurrë më parë punoi vetëm kundra asaj që kishte bërë për katër vite në fund shënuan rritje?

-Advertisement-

Kjo pyetje e cila ngre dyshime për faktorët ekstra ligjorë që kanë luajtur rol në këto zgjedhje pothuajse u anashkalua nga TV tradicionalë. Për këto dilemma që hedhin hije dyshimi mbi 25 qershorin nuk u fol fare. Dhe si kundërpërgjigje edhe njëherë u përsërit skenari i humbjes së Ramës në 2009: kur linçohet humbësi dhe ruhet në maksimum ai që është në pushtet. Kjo u pa edhe mbrëmë në ekranet tona. E vetmja gjë që nuk dihetë është nëse drejtuesit e programeve janë shtrembëruar aq keq profesionalisht sa e bëjnë këtë gjë me vullnet të lirë, apo edhe njëherë më shumë ata kanë marrë urdhër. (Lapsi.al)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera