Lajme

Fundjava me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 19 gradë

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 23 Tetor 2026

Gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën, më 24 tetor, pritet të ketë intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19 gradë.

-Advertisement-

Të dielën, moti do të jetë i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 6 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë.

Gjatë ditës së diel, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy