FSK rekruton shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 14 March 2019
Kandidatët për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në fazën e parë të testimit.
Këtë e ka bërë të ditur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Ai është shprehur se pritet që në fillim të javës së ardhshme të përfundoj faza e parë e testimeve që përfshin testin e inteligjencës dhe testin fizik.
“Janë në fazën e parë. Këto janë dy teste, testi i inteligjencës dhe ai fizik, pastaj është intervista me gojë, pastaj prova mjekësore, por këto dy të parat përfundojnë kah fillimi i javës së ardhshme”, është shprehur Rama.
Gjithashtu, Rama për lajmi.net ka treguar se në maj të këtij viti pritet të filloj kampanja informuese për konkursin e akademisë ushtarake.
Ai gjithashtu ka treguuar se ky konkurs për akademinë ushtarake të Kosovës, do të jetë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete tjera ku ka shqiptarë.
“Tash e kemi për akademi ushtarake, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete të tjera ku i kemi vendet tona. Ky konkurs fillon pak më vonë, diku në maj fillon kampanja, në qershor bëhet përzgjedhja që të jetë e gatshme për shtator”, është shprehur Rama për lajmi.net.
Në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë aplikuar mbi 6000 të rinj, prej tyre vetëm 650 do të kenë rastin të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës.
E në këtë konkurs, i ultë ishte interesimi i komuniteteve pakicë për të shërbyer në ushtrinë e Kosovës, vetëm 174 persona nga mbi 6000 sa kanë konkurruar gjithsej, ishin nga komunitetet pakicë, ndër ta edhe serbë.
Forca e Sigurisë së Kosovës në fund të vitit që e lamë pas është shndërruar në ushtri të Kosovës dhe kjo parasheh edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...