Lajme

FSK me paradë ushtarake do të nderojë `Epopenë e UÇK-së`

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 05 March 2019

Në kazermën “Adem Jashari” sot (e martë), në orën 11:00, do të mbahet ceremonia ushtarake në nderim të 21-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

“Ju ftojmë të përcillni ceremoninë ushtarake të FSK-së për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Ceremonia mbahet më 05 mars 2019 në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

-Advertisement-

Ceremonia e manifestimit për ‘Epopenë e UÇK-së’ mbahet nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera