Lajme

FSK ftesë qytetarëve për 27 Nëntorin: Ejani të festojmë së bashku

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 25 November 2021

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë manifestim më datën 27 nëntor, me rastin e Ditës së Forcës.

Në manifestimin “Dita e Hapur”, qytetarët do të priten për vizitë në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes.

-Advertisement-

”Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera”, thuhet në njoftim.

“Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera