Sport

FSHF merr vendimin për të ardhmen e Panuccit!

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 28 November 2018

Federata Shqiptare e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin që sipas mediave në fjalë do të shkarkohet.

Me një njoftim në faqen zyrtare qeveria e futbollit shqiptar ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjëve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020 siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij. Ja njoftimi i plotë i FSHF.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

-Advertisement-

FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera