Sport

FSHF-ja uron për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 17 February 2018

Federata Shqiptare e Futbollit përcjell për të gjithë popullin e Kosovës, urimet e saj për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë rast Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dërguar këtë mesazh urimi homologut të tij të Kosovës, Presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri:

I nderuar Vokrri!

-Advertisement-

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin, kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar kombëtare, festën e Pavarësisë.

Prej 10 vjetësh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova tashmë, që nga viti 2016 është edhe pjesë e familjes europiane dhe botërore të futbollit, si anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Marëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit.

Së bashku me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj, dhe gjithë popullin e Kosovës, ju lutem zoti Vokrri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera