Frikë nga trazirat në Stamboll, UEFA me plan B për finalen e Championsit
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 12 May 2023
Finalja e Chmapions League drejt shtyrjes Finalja e Champions League në stamboll është në rrezik për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të zhvillohen këtë fundjavë. Mediat britanike raportojnë se UEFA ka zhvilluar bisedime për transferimin e finales së Champions League në Lisbonë në rast se do të ketë trazira në Stamboll.
Sipas sondazheve, presidenti Rexhep Tajip Erdogan rrezikon të humbasë pushtetin pas dy dekadash, por gjithashtu ekziston mundësia që gara të shkojë në balotazh dhe të votohet sërisht më 28 maj.
Vetëm 13 ditë përpara zhvillimit të finales të Champions League, por frika për trazira është e madhe. UEFA ka nisur menjëherë nga puna dhe mediat britanike kanë mësuar se drejtuesit më të lartë kanë zhvilluar bisedime me Federeatën Portugeze të Futbollit për të transferuar finalen e 10 qershorit në Lisbonë.
Nëse vendi i finales së Champions do të ndryshonte, do të ishte hera e katërt radhazi,. Stambolli duhej ta kishte pritur aktin e fundit të kompeticionit më të mirë evropian që në vitin 2020.
Por për shkak të pandemisë Covid-19 UEFA e transferoi sërish finalen në Lisbonë. E njëjta gjë edhe në vitin pasardhës, me Turqinë e konsideruar si zonë të kuqe nga qeveria angleze.
Kjo në kohën kur dy skuadra të Premier League Manchester City dhe Chelsea ishin kualifikuar në finale. E kështu ndeshja u zhvendos në stadiumin Estadio do Dragot në Porto.
Ndërsa vitin e kaluar, finalja e Championsit, ishte programuar për tu zhvilluar në Shën Petersburg. Por pushtimi rus i Ukrainës e shtyu Ceferin të zgjidhte një tjetër opsion, Parisin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...