Sport

Frikë në Botërorin e notit, 25-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon në fundin e pishinës!

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 23 June 2022

Një episod i frikshëm është regjistruar në Botërorin e notit që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Notarja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë duke konkurruar dhe për pasojë për disa sekonda qëndroi e zhytur në fundin e pishinës.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e trajneres së 25-vjeçares rezultoi të ishte vendimtare për jetën e Alvarez, ndërsa me shpejtësi reagoi edhe ekipi mjekësor duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane.

-Advertisement-

Alvarez, tashmë është mirë teksa shkaku i humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera