Sport

Frika nga huliganët, me një risi për tifozët në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 12 December 2017

Rusia nuk dëshiron të ketë probleme në stadiume gjatë Botërorit të vitit 2018, e për këtë arsye autoritetet kanë vendosur të aplikojnë një sistem që do t’i ndihmojë ata të kontrollojnë tifozët që do të hyjnë në stadium.

Bëhet fjalë për “Fan ID”, ose “Pasaporta e Tifozit”, që do të jetë e detyrueshme për të gjithë.

Për të hyrë në stadiume, përveç biletës që kanë blerë tifozëve do të duhet t’u tregojnë autoriteteve edhe “Pasaportën e Tifozit”.

-Advertisement-

Ajo që të bën përshtypje është se, “Fan ID” nuk është vetëm një masë sigurie, por edhe një avantazh për tifozët. Këta të fundit, nëpërmjet këtij dokumenti do të mund të udhëtojnë falas nëpër qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik.

Ky mekanizëm i kontrollit të tifozëve është përdorur edhe në Kupën e Konfederatave, ndërkohë që janë hapur tashmë zyrat në 5 stadiume, ku “Pasasportat e Tifozëve” kanë filluar të shpërndahen.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të përgatitjeve për Botërorin 2018. Pas shortit, momenti më i rëndësishëm është shitja e biletave dhe pajisja e tifozëve me detyrim me ‘Fan ID’. Deri në këtë moment janë bërë 80 mijë kërkesa për këtë dokument”, tha Vitali Mutko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera