Sport

Fredrik Ljungberg e nisë me barazim aventurën e tij si trajner i Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 01 December 2019

Trajneri i ri i Arsenalit, Fredrik Ljunberg e ka nisur me barazim 2-2 ndaj Norwichit aventurën e tij si trajner i Arsenalit, shkruan Gazeta inFokus.

Ditë më parë klubi londinez shkarkoi nga detyra trajner Uany Emmery, ndërsa në vend të tij emëroi ish-lojtari e Arsenalit, Ljungberg.

Në 45 minutat e parë Arsenali luajti më mirë, por golin e parë e shënuan vendasit me anë të Pukkit, i cili shënoi pas një devijimit të topit nga Mustafi.

-Advertisement-

Arsenali nuk u dorëzua dhe pas tetë minutave arriti ta barazoj rezultatin me anë të Aubameyang, i cili shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 1-1.

Kur të gjithë menduan se skuadrat në pushim po shkonin me rezultat të barabartë ashtu nuk mendoi, Cantweel, i cili realizoi një gol të bukurnë kohën shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë krejt çka arriti të bëjë Arsenali ishte barazimi i rezultatit me anë  të Aubameyang, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë takim për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi Arsenali mbetet i teti me 19 pikë, kurse Norwichi i parafundit me 11 pikë të tubuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera