Lajme

Frashër Krasniqi tregon të gjitha ndryshimet në VV: Ndërroni edhe emrin Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 27 January 2020

Frashër Krasniqi, ish deputeti i VV-së ka thënë se kjo parti ka ndryshuar të gjitha parimet që kishte dikur.

Ai i ka numëruar ato një nga një duke thënë se kjo parti duhet të ndryshojë edhe emrin, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Krasniqit kjo është Vetëvendosje sot dhe edhe më keq do të jetë ditëve e viteve në vazhdim.

-Advertisement-

Ish deputeti i PSD-së ka thënë se së shpejti VV do të bëhet edhe më keq, sipas tij cdo ditë e më e etur për pushtet./Gazeta inFokus/

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Nga jo negociata, në po negociata,

– Nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, tek mbështetja e tyre,

– Nga ideja për bashkim kombëtar, tek ideja që e lë anash bashkimin,

– Nga “Lista Serbe është formacion çetnik”, tek përfshirja e Srpskas në qeveri,

– Nga “Isë, Isë argat i Serbisë”, në “profesor të respektuar”,

– Nga kundërshtimi edhe me protesta i takimeve sekrete me ministrat e Serbisë, në arsyetim të takimeve të veta me Gjuriqin,

– Nga 12 ministri, në 14 ministri,

– Nga kundërshtimi i ndërhyrjeve ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës, në thirrjen e ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion,

– Nga “Rançi i Prapashticës”, në takimet, tinza, natën në atë vend,

– Nga thirrja që qeveritë të bazohen në program e parime, në pazare të ulëta për pozita e pushtet,

– Nga thirrjet për transparencë të pushtetit, në ikjen fshehurazi nga mediet dhe gazetarët.

Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar.

Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera