Lajme

Frashër Krasniqi përballet në rrugë me Dejona Mihalin: Si po të shkon kontrolli i shtetit, a hiq s’të vjen turp a?

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 23 October 2024

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka publikuar një video ku shihet se është takuar në rrugë me tashmë të famshen e Vetëvendosjes, Dejona Mihalin.

Ai në këtë video e pyet Mihalin se si po i ecën me kontrollin e shtetit e shumë pyetje të tjera pas bisedave që iu publikuan me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Mirëpo koordinuesja e komiteteve të LVV-së, Mihali vetëm ecën dhe nuk i kthen ndonjë përgjigje, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Instrumenti si përgjigjet askujt perveç shefit. Ai i kryen vetëm funksionet që ia cakton shefi. “Vret e pret” pa pikë ndjeshmërie. Sepse është instrument. Por problemi kryesor glithmonë është shefi!”, shkruan Krasniqi në përshkrimin e kësaj videoje.

Ndiqni më poshtë videon:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera