Francezët që u zunë në Leposaviq: Në Kosovë u ndalëm për kujtime
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 16 August 2022
Dy shtetasit francez të cilët më 26 korrik u arrestuan na Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi po lëviznin me një veturë me targa ruse, kanë dhënë sot deklarimet e tyre në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. B.H dhe A.F që prej arrestimit janë duke qëndruar në paraburgim, masë e cila u është caktuar për 30 ditë
Një vizitë të cilën po e konsiderojnë të paplanifikuar në Kosovë, u ka kushtuar me paraburgim dy francezëve.
B.H 64 vjeçar dhe A.F 34 vjeçar, u arrestuan më 26 korrik, pasi u zunë duke vozitur në Leposaviq një veturë me targa ruse.
Të dy së bashku janë paraqitur të martën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, për të dhënë deklarimet e tyre.
Para prokurores, ata kanë thënë se nga Mali i Zi ishin nisur me qëllim që ta vizitonin Shqipërinë.
Mirëpo, për shkak se dëshironin të bënin një turne turistik, rrugëtimin e realizuan nga Serbia dhe Kosova.
B.H ka deklaruar se dëshiroi të ndalej në Kosovë, pasi këtu kishte shërbyer për KFOR-in në vitin 2002.
E në afërsi të Leposaviqit, ai ka deklaruar se asokohe e kishte pësuar një lëndim.
Këtë deklarim e konfirmon edhe avokati i tij, Vigan Rugova.
“Ai ka deklaruar që në vitin 2002 ka qenë i kontraktuar prej KFOR-it për disa auditime. Në atë pjesë është lëndu. Vetura e tij në atë kohë ka hasë në një minë dhe është lëndu edhe gjatë rrugëtimit të tij ka dashur ta vizitoj këtë pjesë ku para 20 vjetëve ka pasur lëndime, pastaj ka pasur me shku në Shqipëri dhe me e vazhdu turin e tij turistik”, ka thënë Rugova.
B.H ka thënë se në Kosovë ka qenë edhe disa herë të tjera.
Sipas deklarimeve të të pandehurve, personi tjetër me inicialet A.F në këtë rrugëtim ishte në rolin e shoferit.
A.F ka deklaruar se punon për kompaninë ndërkombëtare të udhëtimeve “TUI”.
“Qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë që të hyjë në mënyrë ilegale, duke e pasur parasysh se për automjetin që e ka përdorë ka pasur kontratë dhe autorizim të përdorimit dhe se nuk ka qenë në dijeni se po bën kalimin e vijës kufitare. Në momnetin që ai e ka kuptu se e ka kaluar vijën kufitare menjëherë ka marrë veprime me u kthy pas, derisa është ndalë nga Policia”ka deklaruar avokati Florim Shefqeti.
Shtetasi francez me inicialet A.F mësohet se ka një kohë që është duke jetuar në Mal të Zi.
Televizioni Dukagjini gjithashtu ka mësuar se ndaj të dyve pritet që shumë shpejtë të ngritet aktakuzë.
Mirëpo, dy francezët duket se nuk janë duke u hetuar për spiunazh.
Pritshmëritë e avokatëve janë që aktakuza të ngritet vetëm për kalimin të paautorizuar të kufirit.
Hyrjen në Kosovë, B.H dhe A.F e kishin bërë nëpër rrugë ilegale, pasi sipas tyre këtë udhëzim u ka dhënë pajisja GPS.
Të tjera
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...