Lajme

Francë, rritet në 21.340 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 23 April 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 21.340.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.827 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 183.268, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.

Salomon tha se 29.741 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 5.218 në njësitë e kujdesit intensiv, duke shtuar se sot për të dytën javë ka vazhduar të bie numri i të pacientëve në kujdes intensiv. Ai njoftoi se në 24 orët e kaluara, 1.587 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 40.657.

-Advertisement-

Salomon njoftoi se në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 544 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 21.340, ndërsa prej tyre, 8.104 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit. Ai theksoi shërimi nga COVID-19 te duhanpirësit merr kohë më shumë. Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi./AA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera