Franca duhet “të investojë më shumë në luftimin e zjarreve”

Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 20 July 2022
Franca duhet të investojë më shumë para për të luftuar zjarret e egra, tha të mërkurën ministri i Agrikulturës, Marc Fresneau, teksa presidenti Emmanuel Macron pritet të vizitojë rajonin Zhironde, që është goditur më së keqi nga zjarret.
“Ne duhet të shkojmë më tutje”, tha Fesneau për Televizionin France 2.
Fesneau tha se Qeveria veçse ka ndarë 850 milionë euro për të përmirësuar flotën e avionëve për shuarjen e zjarreve dhe 1 miliard euro për rimbjellen e pemëve.
“Ne duhet të përballemi me një situatë mjaft të jashtëzakonshme. Po flasim për më shumë se 20.000 hektarë të prekura nga zjarret në Zhironde, 1.500 në Finistere dhe 1.500 në Bush du Ron”, shtoi Fesneau, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga zjarret e fundit në jug të Francës.
Që nga 12 korriku, zjarrfikësit në jugperëndim të Francës po përballen me zjarre të egra.
Vala e të nxehtit ka kapluar Evropën, teksa në Britani të martën u shënuan për herë të parë temperatura mbi 40 gradë Celsius.
Gjermania të martën po ashtu regjistroi ditën më të nxehtë të vitit, përkatësisht temperaturat arritën 39.5 gradë Celsius.
Valët e të nxehtit janë bërë më të zakonshme, më intensive dhe po zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Organizata Botërore e Meteorologjisë ka paralajmëruar se më e keqja ende nuk ka ardhur.
“Në të ardhmen, këto valë të të nxehtit do të jenë normale dhe ne do të shohim temperatura më ekstreme”, tha shefi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Peterri Taalas./REL

Të tjera
-
Vras*ësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake beson se e di motivin
Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamt...
-
LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryemin...
-
Tragjedia në Austri, MPJD: Nga informacionet zyrtare s’ka shtetas të Kosovës në mesin e viktimave – jozyrtarisht mund të jetë një e mitur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të v...
-
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marce...
-
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit t...
-
Vdek*ja tragjike e të tre të rinjve, Vitia nesër në Ditë Zie
Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nder...
-
Vras*ja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vje...
-
Vrite*t në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një vajzë shqiptare është gjetur pa shenja jetë në Gjermani në rrethana tragj...
-
Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorë...
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...
-
Bedri Hamza për takimin me Kurtin në Mitrovicë: Nuk e kemi bisedu fare temën për koalicion në nivel qëndror
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth t...