Auto&Tech

Fotoja e parë zyrtare e Lamborghini Huracan Evo për 2020

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 07 January 2019

nuk ka informacione rreth enterierit Para disa ditësh Lamborghini botoi në një mënyrë të pazakontë dy foto të modelit të tij më të ri Huracan dhe tani kompania vazhdon me publikimin e fotove tjera. “E pazakonta” në këtë rast është se fotot e mëparshme dhe ato të rejat nuk janë postuar në mediat sociale apo në faqen zyrtare të medias të kompanisë, por në Unica – një aplikacion i telefonave të mençur. Me “para-pamje ekskluzive” në sfond, kjo foto na lejon të shohim modelin e rifreskuar. Gjëja e parë që do të vëreni është padyshim prapavija “Evo” që tregon se ky nuk është një LP610-4 i zakonshëm. Ndërkohë që ende nuk ka informacione rreth enterierit, raportohet se modeli më i ri do të ketë një ekran me prekje në formë portreti. LP610-4 ka të ngjarë të bëhet gjë e së kaluarës pasi besohet se Lamborghini do t’i japë një motor V10 5.2 litra, e cila do të ndryshonte për pasojë modelin e Huracan për LP620-4. Ende nuk dihet se cila do të jetë premiera zyrtare, por ajo do të bëhet shumë shpejt e ditur nga ana e kompanisë.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy