Fun & Video

“Foto e 10 viteve më parë” bëni kujdes me këtë sfidë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 17 January 2019

Ditët e fundit faqet tuaja në rrjetet sociale po gëlojnë nga një lojë virale, apo “sfida” e të treguarit si ke qenë para 10 vitesh. Të gjithë e keni vënë re, ose e keni provuar tashmë të dëshmoni transformimin tuaj me anë të një fotoje krahasuese të publikuar në Facebook, Instagram apo Twitter. E kanë përqafuar këtë mosha të ndryshme, mes të cilëve nuk mungojnë edhe VIP-a.

Për të gjithë kjo “sfidë” (#10yearschallange) në rrjetet sociale është parë si një mënyrë për të tërhequr të tjerët në lojën virale. Por çfarë fshihet pas kësaj loje? Janë të shumtë ata që mendojnë se nëpërmjet kësaj “loje” apo “sfide” po “i dhurojmë” me dorën tonë rrjetit të tjera të dhëna personale.

“Unë 10 vjet më parë: Me siguri edhe unë do ti bashkohesha valës së meme-ve në fotot e profilit që po qarkullojnë në rrjet. Unë tani: Mendoni pak se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të trajnuar algoritma të njohjes së fytyrës në bazë të progresionit të moshës” – shkroi në rrjetet sociale Kate O’Neill, autore e një libri të titulluar “Tech Humanist”.

-Advertisement-

Ajo mbështet teorinë se “sfida” e fotos së 10 viteve më parë është pjesë e një programi të njohjes së fytyrës që ka në bazë të tij transformimin e paraqitjes me kalimin e moshës dhe për këtë nevojiten një numër i madh fotosh të kohëve, racave dhe vendeve të ndryshme.

“Falë këtyre meme-ve tashmë të gjithë bashkë kemi grumbulluar një font të konsiderueshëm të dhënash në foto të paraqitjes tonë dhe 10 vjet më parë. A po i përdor dikush tani këto të dhëna?”- shkroi O’Neill në Twitter duke nënvizuar se një teknologji e tillë mund të ndihmonte për gjetjen e fëmijëve të zhdukur apo të rrëmbyer dhe që janë transformuar me kalimin e viteve.

Një numër i madh kompanish mes të cilave edhe Facebook dhe Amazon janë kritikuar si të implikuara në cenimin e privatësisë së përdoruesve për teknologjinë e njohjes së fytyrës. Një zëdhënës i Facebook deklaroi për Fox News:

“Këto MEME janë gjeneruar nga vetë përdoruesit e Facebook në mënyrë individuale dhe është bërë virale vetëm nëpërmjet tyre. Facebook nuk ka nisur asnjë iniciativë me tendenca të tillë për të përdorur fotot e postuara këtë rrjet. Facebook nuk fiton asgjë nga këto MEME. Përdoruesit e Facebook mund ta aktivizojnë, ose jo në ço moment programin e një njohjes së fytyrës” – tha ai. Instagram dhe Twitter nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për koment nga ana e Fox News.

O’Neill ka bërë disa komente në rrjetet sociale e bindur se pas “sfidës së 10-vitëshit” fshihet një lojë e Facebook për të mbledhur të dhëna. Ajo u kërkon përdoruesve të jenë të kujdesshëm me ato që postojnë në platformat sociale. /lapsi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera