Forumi që e solli Martin Berishajn në Prishtinë, Ambasada del me një njoftim
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 26 January 2023
Ambasada e Kosovës në Kroaci ka publikuar për Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci, që e solli Ambasadorin Martin Berishaj në Prishtinë.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet se është i përfshirë në një aferë financiare në Slloveni, qëndroi sot krah Kryeministrit Albin Kurti.
Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga Berishaj, përkundër thirrjeve që i janë bërë për shkarkimin e tij, prej verës kur mediat sllovene nisën raportimin për përfshirjen e tij në aferën financiare. Dhe, sot afërsia e Kurtit me ambasadorin Berishaj u pa edhe fizikisht, përgjatë forumit ekonomik Kosovë – Kroaci.
Ambasada e Kosovës në Kroaci thotë se ky forum do të zgjasë dy ditë dhe se në të marrin pjesë 50 ndërmarrje nga shteti kroat dhe 80 ndërmarrje vendore.
Njoftimi i plotë:
Sot filloi diten e pare te punes Forumi Ekonomik Kosove-Kroaci ne Prishtine i cili do zgjase dy dite.
Eshte Forumi i pare i organizuar ne mes dy shteteve mike.
Forumim ekonomik e hapi KM i Kosoves z Albin Kurti, kurse KM kroat z Andrej Plenković iu drejtua me video te pranishmeve. Si perfaqesues special i KM kroat ishte ministri i Ekonomise dhe Zhvillimit te Qendrueshem ne Republiken e Kroaciae z Davor Filipović.
Ne pjesen e pare folen ministrja e MINT znj. Rozeta Hajdari, z Arber Rexhaj, Kryesues i Grupit te Miqesise Kosove Kroaci, Z Ante Bačić Kryesues i Grupit te Miqesise Kroaci Kosove si dhe perfaqesues i delegacionit parlamentar te Kroacise ne NATO.
Ministria e Turizmit te Kroacise dhe MINT dhe e Kosoves, nenshkruan MOU nga z. Tonči Glavina dhe ministrja MINT znj. Rozeta Hajdari.
Forumi ne pjesen e dyte zhvilloi panele ku muaren pjese ekspert nga pala kroate dhe ajo e Kosoves.
Vlene te ceket se ne kete Forum ekonomik marrin pjese 50 ndermarrje nga Kroacia dhe 80 ndermarrje nga Kosova.
Ndermarrjet kroate dhe kosovare do te bejne ne pjesen e trete te dites se pare takimet B2B .
Ky Forum Ekonomik Kroaci-Kosove pa dyshim hap rruge per lidhje biznesore ne mes dy shteteve mike.
Të tjera
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...