Sport

Formula 1 “ndez” motorët në fundjavë, me një risi për xhiron më të shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 13 March 2019

Në Formulën 1 është gjetur një mënyrë për të ndezur edhe më shumë garat e Botërorit të këtij viti.

Piloti që do të shënojë xhiron më të shpejtë gjatë garave do të fitojnë një pikë më shumë, por me kushtin që ai të jetë mes 10 pilotëve të parë në përfundim të garës.

Kjo ide është zyrtarizuar tashmë edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe do të aplikohet që nga kjo fundjavë në Melbourne, kur do të zhvillohet edhe gara e hapjes së këtij sezoni, ajo për Çmimin e Madh të Australisë.

-Advertisement-

Pika që do të jepet për pilotin me xhiron më të shpejtë vlen edhe për klasifikimin e konstruktorëve, që do të thotë se gjatë këtij sezoni do të jepen 21 pikë shtesë. Kjo nuk është hera e parë që aplikohet një rregull i tillë, pasi më herët është zbatuar edhe në Botërorin e Formulës 1 në periudhën 1950-1959.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera