Sport

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 06 October 2017

Portali i njohur britanik sportiv “Goal.com” ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë në ligat kryesore evropiane.

Me ligat kryesore evropiane që tashmë kanë shkuar në javën e tetë apo nëntë eventualisht, një numër i lojtarëve kanë vënë tashmë paraqitjet e tyre prej një super-ylli.

Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus dhe të dy ekipet nga Manchesteri janë ndër ata që mbeten të pamposhtur në ligat e tyre, ndërsa Napoli dhe Borussia Dortmund udhëheqin kampionatet respektivisht në Itali dhe Gjermani.

-Advertisement-

Por, cilët lojtarë kanë pasur fillimin më të mirë në sezonin? Portali Goal.com përpiqet t’i bashkojë ata në skuadrën apo formacionin më të mirë të sezonit deri tani…

Portali ‘Goal.com’ ka zgjedhur portierin e Manchester Unitedit, spanjollin David De Gea si më të mirin në kampionatet evropiane deri më tani.

David De Gea

Mbrojtja përbëhet nga Dani Alves i Paris Saint-Germain, Gerard Pique i Barcelonës, Phil Jones i Unitedit dhe Fhouzi Ghoulam i Napolit.

Adrien Rabiot

Në mesfushë të përbërë nga tre lojtarë spikasin emrat e Adrien Rabiotit të PSG-së, Kevin De Bruyne i Man Cityt dhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe sulmi sipas Goal-it ka tre lojtarë, ndërsa vendet i kanë zënë Paulo Dybala i Juventusit, Neymar i PSG-së dhe Radamel Falcao i Monacos. /Telegrafi/

Formacioni sipas Goal.com: 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera