Sport

Formacioni i javës në Serie A, një shqiptar mes 11 lojtarëve më të dalluar

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 07 November 2023

Serie A mbylli mbrëmjen e së hënës javën e 11-të. Në fushë zbritën shumë lojtarë shqiptarë të cilët rezultuan nga më të mirët për skuadrat e tyre përkatëse. Dyshja që bëri shumë bujë ishte ajo e Frosinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic. Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës dhe i dhuruan fitoren Frosinones përballë Empolit të Etrit Berishës dhe Ardian Ismajlit.

Madje, sulmuesi me orgjinë shqiptar, Ibrahimovic është përfshirë edhe në 11-tëshen më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit italian. 17-vjeçarit i është rezervuar një vend në rolin e trekuartistit pas dyshes së sulmit Lautaro Martinez dhe Colombos së Monzas. Ndërkohë, pjesë e formacionit janë edhe emra të njohur në Serie A si Bremer, Calhanoglu, Pereyra apo edhe Miretti.

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Serie A:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera