Sport

Formacionet zyrtare: Salzburg – Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 10 December 2019

Salzburgu dhe Liverpooli do të luajnë takimin e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante, për faktin se as Salzburgu e as Liverpooli nuk e kanë të siguruar kalimin në 1/8 e finales.

Andaj në këtë takim të dy skuadrat do ti luajnë shanset e fundit për kualifikim.

-Advertisement-

‘The Reds’ kanë përparësi pasi edhe më një barazim do të shkonin tutje, kurse Salzburgun vetëm fitorja e kualifikon.

Ndeshja zhvillohet në ‘Red Bull Arena’ dhe nisë nga ora 18:55, kurse  tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy taborët.

Xherdan Shaqiri gjendet në bankë rezervë për këtë duel mjaftë të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Më poshtë keni 11-shet zyrtare të të skuadrave./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Red Bull Salzburg

Fotografia e Liverpool FC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera