Sport

Formacionet zyrtare: Liverpool – Manchester City, ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 07 February 2021

Liverpooli dhe Manchester City do të luajnë sonte derbin e xhiros së 23-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi fillon nga ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Anfield’.

‘The Reds’ hynë në këtë sfidë pas humbjes befasuese në shtëpi nga Brightoni me rezultat 1-0.

-Advertisement-

Kurse ‘Qytetarët’ futën në këtë duel pas fitores në udhëtim te Burnley me shifrat 0-2.

Përpara kësaj përballje, Liverpooli renditet i katërti me 40 pikë, kurse Manchester City i pari me 47 sosh dhe me një ndeshje me pak të zhvilluar.

Për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, ky mund të jetë shansi i fund që më një fitore eventuale të mbetet në garë për titull.

Tashmë gjithçka është gati për këtë ndeshje dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Te Liverpooli nga lëndimi kthehen Mane, Fabinho e Alisson, kurse Xherdan Shaqiri gjendet në bankë rezervë.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij ballafaqimi mjaftë interesant në elitën e futbollit anglez./Gazeta inFokus/

May be an image of 1 person dhe text that says 'LIVERPOOL CITY Premier League EST-1892 STARTING XI ALISSON ALEXANDER-ARNOLD -ARNOLD FABINHO HENDERSON ROBERTSON WIJNALDUM JONES THIAGO MANE SALAH FIRMINO LEC. Expedia Stndard artered SUBS ADRIAN MILNER OXLADE-CHAMBERLAIN KABAK TSIMIKAS/ SHAQIRI ORIGI PHILLIPS WILLIAMS SUPPORT US SAFELY'

May be an image of 2 njerëz dhe text that says 'LIVERPOOL MANCHESTER Presented by HAYS Recruiting experts vorldwide YG IT CITY EDERSON CANCELO DIAS STONES ZINCHENKO RODRIGO GUNDOGAN BERNARDO MAHREZ FODEN STERLING (C) SUBS TY YC IT STEFFEN, JESUS, LAPORTE, TORRES, MENDY, FERNANDINHO, GARCIA, DOYLE, BERNABE'

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera