Sport

Formacionet zyrtare: Leeds – Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 April 2021

Manchester Unitedi kërkon të vazhdoj me fitore në kampionatin elitar anglez, duke shpresuar ende në garën për titull kampion, pasi një gjë të tillë matematika ia lejon, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ janë mysafir të Leedsit, në duelin e vlefshëm për xhiron e 33-të në Premierligë.

Ky takim do të zhvillohet sot nga ora 15:00, në stadiumin ‘Ellan Road’.

-Advertisement-

Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskajer hynë në këtë ndeshje vetëm për tri pikë, kurse vendasit janë komod në tabelë dhe edhe me një barazim do të ndaheshin të kënaqur.

Para kësaj përballje, Unitedi renditet i dyti me 66 pikë, 11 me pak se City që kryeson dhe që ka një lojë me shumë të zhvilluar pesë xhiro pa përfunduar kampionati, kurse Leedsi pozicionohet i 10-ti me 46 pikë.

Tashmë është gjithçka gati për sfidën e sotshme dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij ballafaqimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera