Auto&Tech

Ford fajëson Brexit për humbjen europiane prej 73 milionë eurove

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 27 October 2017

Gjiganti amerikan i veturave, Ford ka treguar rezultate financiare pozitive gjatë çerekut të tretë, por në rezultatet e veta globale ka treguar për humbjen e 73 milionë eurove në Europë, dhe kjo sipas shefit të tyre, është si rezultat i Brexit.

Ford ka postuar fitimet në të gjithë botën për çerekun e tretë deri më 30 shtator, prej 1.3 miliardë euro, ku thuhet se ka pasur shitje të shumta të SUV dhe pick-up të tyre në Amerikë, transmeton koha.net.

Derisa edhe shitjet në Amerikën Jugore, Azinë, Lindjen e Mesme gjithashtu në përgjithësi ishin pozitive.

-Advertisement-

Ndërsa figurat për Europë tregonin një humbje të madhe prej 73 milionë euro, për të cilën shefi i Ford, Bob Shanks ka thënë se “Europa ishte e vetmja gjë që unë mund ta shoh si surprizë”.

Shanks tha se rënia është pothuajse plotësisht e shpjeguar e që ndërlidhet vetëm me efektet e Brexit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy