Fluksi i shtuar i automjeteve në trafik, policia del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 04 August 2023
Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka ndërmarrë masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë.
Përmes një njoftimi, policia deklaroi se këtë po e bën në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2023”, i cili po realizohet për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në trafik këto ditë.
Sipas komunikatës për media, si rrjedhojë e kësaj po krijohen kolona të gjata sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
“Duke marrë parasysh fluksin e shtuar të automjeteve në trafik ditëve të fundit, ku rrjedha e trafikut po zhvillohet më e ngadalësuar dhe si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, referuar kësaj gjendje në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2023’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po vazhdon me masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë”, thuhet në njoftim.
Policia tutje bëri të ditur se në këto rrethana, me qëllim të rrjedhjes normale të trafikut në ditët në vijim, prezenca policore do të ketë njësi shtesë të angazhuara të cilat do të jenë të pranishme në udhëkryqe, rreth-rrotullime si dhe segmente të caktuara rrugore për kontrolle dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Në kuadër të këtyre angazhimeve të shtuara njësitë policore po ndërmarrin veprimet e parapara ligjore duke mos përjashtuar gjobat ndaj kundërvajtësve të cilët nuk iu përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik”.
Në 24 orët e fundit thuhet se janë shqiptuar 147 gjoba të ndryshme, përfshirë kundërvajtje pa patentë shofer, pa regjistrim te automjetit, ngasje nën ndikim alkooli, përdorim i telefonit gjatë ngasjes etj.

Të tjera
-
Kryeshefi i Pastrimit mohon se ka ndonjë marrëveshje me komunën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, gjatë ditës së djeshme ka dek...
-
E vërteta për rritjen e vendeve të punës: Qeveria Kurti për 4 vite rezulton me vetëm 8 mijë të punësuar më shumë
Një nga çështjet e shumë diskutuara ditëve të fundit ka qenë ajo e numrit të ...
-
Rrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, nga SBASHK-u jepin detaje
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës, për...
-
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal
Një institucion ilegal i Serbisë është larguar sot gjatë një aksioni policor ...
-
Rexhep Qosja e bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe pastaj e mbyll profilin
Ka kohë që shkrimtarit Rexhep Qosja po i ngjajnë gjëra të çuditshme në profil...
-
MASHT-i po finalizon përgatitjet për testin e arritshmërisë, afro 50 mijë euro për kompaninë transportuese
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka filluar përgatitjet...
-
Abdullahu: Qeveria ‘Ku Ku Kurti’ nuk do që ta ndajë pushtetin me dikë tjetër
Faton Abdullahu, ish-kandidat i PDK-së për deputet, e ka kritikur partinë Vet...
-
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e ri italian, flasin mbi zhvillimet politike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në selinë e partisë, ambasadorin...
-
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona përfundojnë në spital
Një aksident trafiku është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim ...
-
Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior ...
-
Lekaj: VV po e përdor Albulena Haxhiun për të çuar vendin në zgjedhje
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për strate...
-
Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shënd...