“Mafia energjetike”, Hykmete Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë do të rrisë faturat deri në 260% për mbi 1,300 biznese
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 20 May 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për bizneset vendore. Sipas saj, ky vendim do të shkaktojë rritje të çmimeve të energjisë elektrike deri në 260% për mbi 1,300 ndërmarrje.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bajrami ka denoncuar atë që e quan mospërfillje të kërkesave të bizneseve nga ana e Qeverisë dhe një qasje që, sipas saj, favorizon interesat e grupeve të lidhura me energjinë, shkruan Gazeta Infokus.
“Dje, disa deputetë të VV-së kishin mbledhur odat dhe shoqatat e biznesit kinse për të dëgjuar shqetësimet e tyre rreth liberalizimit të tregut të energjisë, proces që po ua rrit faturat deri në 260%. Bizneset kërkojnë vetëm një gjë: shtyrjen e këtij procesi për një vit. Kaq”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka ironizuar propozimin e qeveritarëve për subvencionimin e izolimit të ndërtesave, si zgjidhje për përballimin e kostove të energjisë.
“Merreni me mend: një përpunues metali, që e ka rrymën 30% të kostos së prodhimit, i thuhet të izolojë ndërtesën dhe të ngrohë ujin me vokë. Kaq dinë ose kaq mund të thonë, pasi prioriteti i tyre nuk është prodhimi vendor.”
Deputetja e LDK-së e ka akuzuar Qeverinë Kurti për moskujdes ndaj sektorit privat dhe konsumatorëve me të ardhura të ulëta, të cilët do të ndiejnë drejtpërdrejt efektin e rritjes së çmimeve.
“Qeveria thotë se nuk subvencionon korporata që fitojnë qindra miliona euro. Por nuk kuptojnë që këto kosto shtesë do t’i bartin qytetarët përmes çmimeve të produkteve të përditshme.”
Sipas saj, të gjitha të dhënat tregojnë se vendimet energjetike janë në favor të asaj që ajo e quan ‘mafia energjetike’, për të cilën, sipas saj, edhe vetë Albin Kurti kishte folur para se të bëhej kryeministër.
“Nga ‘duaje tënden’ te ‘shkatërro tënden dhe blej nga importi’ – kjo është metamorfoza politike e LVV-së. Dikur rrokullisnin mallra nga Serbia, sot janë kundër çdo biznesi vendor.”
Bajrami ka përmendur edhe deficitin tregtar të Kosovës, duke theksuar se gjatë qeverisjes së Kurtit ai ka arritur në 19 miliardë euro, pjesë e një deficiti total prej 38 miliardësh nga viti 2001 deri në 2021.
“Deputeti Kurti ka shpërndarë qindra miliona për të blerë paqe sociale dhe vota, por asnjë veprim real për të mbështetur ekonominë vendore.”
Bajrami ka njoftuar se të mërkurën, LDK ka ftuar në takim përfaqësues të shoqatave të biznesit, Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Autoritetit të Konkurrencës dhe kompanisë KESCO.
“Nesër në ora 14:00, do të diskutojmë kundërshtimin për rritjen e çmimeve dhe për mënyrën e zbatimit të liberalizimit në mungesë të konkurrencës në treg. Ne si deputetë do të angazhohemi për ta trajtuar seriozisht këtë çështje.”
Ajo u ka bërë thirrje edhe shoqatave të tjera të bizneseve që mund të mos kenë marrë ftesë, që t’i bashkohen takimit, duke i cilësuar të mirëseardhura të gjitha palët e interesuara./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































