Fokus

Flora Brovina tregon momentin e rëndë se si një nxënëse e helmuar e kishte humbur nënën

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 29 November 2023

Këtë javë emisioni i shëndetësisë “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus ka përgatitur një edicion special për nder të festive të nëntorit, përkatësisht Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë edicion special është diskutuar për kontributin e jashtëzakonshëm të mjekëve gjatë një periudhe shumë të vështirë për vendin tonë.

E për të folur për këtë kontribut e ftuar ishte ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës njëherit edhe pediatre, Flora Brovina.

-Advertisement-

Në kuadër të kësaj ajo ka ndarë një rrëfim, se si një vajze të helmuar e cila ishte në gjendje shumë të rëndë i kishte vdekur nëna.

“E kujtoj një rast që mezi ishte përmirësu pak gjendja e një vajzës dhe ajo banonte në lagjen ‘Kodra e Trimave’ dhe për fat të keq asaj nana i vdiq, e re edhe ajo dhe ajo u mërzit shumë, e kur shkova në përcjellje ne po dëgjojmë që kojshitë kishin dasmë dhe tashti këtu qanin atje muzika dhe e ftova kryetarin e rinisë që të bisedojnë me të zotin e shtëpisë që ta ndërpresin pak dasmën”, ka deklaruar Brovina në Doktor Plus.

Deklarata e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera