Shëndetësi

Fletët e karotës më kurrë mos i hidhni: Ilaç i magjishëm i cili ul presionin e gjakut, shëron veshkat, mbron nga osteoporoza!

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 11 May 2018

Në homeopati përdoret çaji nga fletët e karotës si diuretik për shërimin e sëmundjeve të veshkave dhe eliminimin e ënjtjeve.

Mos i hidhni fletët e karotës, sepse përmbajnë albumina, vitamina dhe minerale. Përmbajnë gjashtë herë më shumë vitaminë C sesa rrënja, transmeton Telegrafi.

Janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe klorofilit, prandaj pastrojnënga toksina gjakun, limfën dhe gjëndrat mbiveshkore. Forcon kockat dhe muskujt. Përmirëson të parët (shikimin).

-Advertisement-

Sasitë e mëdha të kaliumit dhe të vitaminës K ulin shtypjen e gjakut, normalizojnë metabolizmin, mbrojnë nga osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës.

Lëngu nga fletët mund të përdoret si antiseptik për shpëlarjen e gojës. Përtypni këto fletë për t’u liruar nga era e pakëndshme, aftet dhe gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve.

Për shkak të veprimit të fuqishëm antiseptik, fletët e karotës mund të përzihen me mjaltë dhe të përdoren për dezinfektim të plagëve. Përmbajnë substanca të cilat stimulojnë punën e hipofizës.

Vërejtje: Në mjekësinë popullore ruse fletët e karotës përdoren për stimulimin e mitrës gjatë kohës së lindjes, prandaj nuk bën t’i hanë femrat gjatë shtatzënisë.

Si përdoren: Përdoreni në sallata, bashkë me hudhrën, xhenxhefiln dhe piperin. Mund ta qitni në gjellë, ta fërgoni me perime të tjera…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera