Flet xhaxhai i Konjufcës pas lajmeve për emërimin e tij këshilltar i ministrit të Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 08 April 2021
Rabit Konjufca, xhaxhai i Kryeparlamentarit të Kosovës, Glaukut, është emëruar Këshilltar Politik në Ministri të Mbrojtjes.
Përveç emrit dhe detyrës, në ëeb faqen e Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës nuk jepet as një e dhënë tjetër.
Për këtë përgjegjësi të re, Konjufca thotë se nuk ka qenë në dijeni fare djali i vëllait të tij, Glauku.
LAJMI I FUNDIT: Ja kur do të dalin paratë për të kompensuar bizneset e mbyllura për 12 ditë
“Të jesh e bindur që ai për këtë ka dëgjuar prej juve (mediave)”.
Në një intervistë për Albanian Post, Rabit Konjufca ka thënë se nuk e mbanë mend kur e ka takuar Glaukun dhe nuk e mbanë mend nëse ia ka uruar detyrën e re.“Nuk kam biseduar as që e kam pa Glaukun, s’e mbaj në mend as qe ja kom uruar detyrën e re, në telefon. S’e mbaj mend për herë të fundit kur jemi takuar”.Si këshilltar Politik Rabit Konjufca tha se e mandatoi vetë Ministri Armend Mehaj.
“Më ka emëruar Ministri. Me Ministrin jam taku, me Ministrin kam biseduar, ja kam shpjeguar karrierën time edhe u krye puna, është punë e Ministrit kjo”, ka thënë Konjufca.
I pyetur se cili do të jetë kontributi i tij në Ministri dhe cilat janë prioritetet e tij, Rabiti ka thënë se ai është “vetëm këshilltar politik”.
Por kjo nuk është puna e tij e parë në Ministri. Rabit Konjufca pka treguar se ai ka shërbyer në Ministri dhe në FSK që nga viti 2000.
“Unë kam punuar në ministri, kam punuar në FSK, prej vitit 2000, në të gjitha proceset kam qenë pjesëmarrës deri më tani, në zhvillimet e institucioneve tona të sigurisë”.
Konjufca thotë se ka qenë i burgosur politik dhe ka dhënë kontribut në forma të ndryshme, ndër vite.
“Në atë sistem kemi vuajtur, kemi qenë të diferencuar, e kemi pas mbiemrin Konjufcë kemi qenë të dënuar, të djegur politikisht, tani pas luftës edhe na kemi nevojë të jetojmë. Unë kam një karrierë brilante profesionale”.
Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar ashpër emërimin e të afërmve të politikanëve në pozita publike. Edhe vetë Albin Kurti gjatë fushatës së fundit, në një tubim me qytetarë, ishte shprehur i habitur se si klasa e vjetër politike punësonte kushërinjtë.
“Kushërinjtë janë për t’i thirrur në dasmë” kishte thënë Kurti, “e jo për t’i punësuar”.
Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit doli padiskutueshëm në vendin e parë. Premtimet kryesore gjatë fushatës ishin lufta kundër-korrupsionit krimit të organizuar dhe largimi i fenomeneve të tilla si nepotizmi nëpër institucionet e Kosovës.
Të tjera
-
Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin
Shumë i debatuari ditëve të fundit Hoxhë Shefqet Krasniqi shfaqet përsëri n’K...
-
Hoxhaj: Kurti si autokrat po kërcënon mediat, shoqëria do t’i rezistojë kësaj tendence
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për t...
-
Qeveria merr vendim për hapjen e shkollave
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për masat e reja kundër antiC...
-
Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun
Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin...
-
Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mb...
-
Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastro...
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...