Lajme

Flet pas plagosjes Met Elshani, menaxheri i Feros

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 17 May 2019

Sot në lagjen Dardania ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku mbeti i plagosur menaxheri i Feros dhe pronari i On TV-së, Mehmet Elshani.

Met Elshani, i cili tashmë e ka marrë vetën nga ajo plagosje ka treguar se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar dhe ka thënë që këtë gjë do ta ia lë në dorë drejtësisë.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë për Insajderin Met Elshani.

-Advertisement-

Tashmë për këtë vepër janë arrestuar gjithsej katër persona, emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe Policia e Kosovës ndërsa sa i përket të arrestuarit Adhurim Lepaja, thuhet të ketë edhe dosje të tjera kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera